Kryeministri italian Giuseppe Conte të hënën tha se do të largohej nga posti i tij, nëse partia udhëheqëse e Lëvizjes Pesë Yjet dhe Lidhja nuk fillonin të merrnin përgjegjësinë për drejtimin e vendit.
“Unë i kërkoj të dyja këto forca politike që të bëjnë një zgjedhje dhe më tregoni nëse ata ende duan të respektojnë detyrimet e qeverisë”, tha ai në një konferencë shtypi. “Nëse jo, thjesht do t’i jap fund mandatit tim”.
Conte kërkoi një përgjigje të shpejtë dhe Ministri i Brendshëm Matteo Salvini u përgjigj: “Ne duam të vazhdojmë, nuk ka kohë për të humbur.”
Lëvizja populiste 5 yjet dhe Lidhja kanë qenë duke debatuar për muaj me radhë për disa çështje, duke filluar nga politika e migrimit drejt projekteve të infrastrukturës.
Fitorja e Lidhjes me mbi 34 % të votave, duke u konfirmuar si forca e parë politike në vend dhe humbja e Lëvizjes 5 Yje e cila u kapërcye dhe nga Partia Demokratike e ish-kryeministrit Renzi, ka çuar në ndryshimin e raportit të mazhorancës brenda qeverisë, e krejt i kundërt me atë të një viti më parë pas zgjedheve politike të marsit të 2018.
“Rezultati i zgjedhjeve europiane”, u shpreh kryeministri italian, u shfaq mjaft i ashpër sa të shkaktojë një kaos në aksionin qeveritar.”
Nëse qeveria e Italisë rrëzohet, ka pasur spekulime se parlamenti mund të shpërbëhet, duke rezultuar në zgjedhje të parakohshme.
Megjithatë, çdo qeveri e re do të duhej të merrej me shqetësimet në rritje nga BE-ja lidhur me financat publike të Italisë dhe borxhin në rritje.
Italia mund të përballet me procedura disiplinore këtë javë për thyerjen e rregullave të buxhetit të BE. Salvini ka thënë se këto rregulla janë të vjetruara dhe të dëmshme për ekonominë e vendit. Conte ka thënë se Italia duhet të respektojë rregullat e buxhetit të BE derisa ato të ndryshohen.