04.06.2019 - 12:38
Lady Gaga në muajin shkurt të këtij viti vendosi që t’i jepte fund fejesës me Christian Carino-n.
Lidhur me ndarjen e tyre është përfolur shumë dhe kryesisht lidhja që ata kanë pasur është cilësuar toksike dhe e dominuar nga xhelozia e tepërt.
Mirëpo më në fund këngëtarja ka reaguar lidhur me faktin që ajo tashmë nuk mban më një unazë në gishtin e saj.
Gjatë një koncerti në Las Vegas teksa po përgatitej për të performuar këngën e Ella Fitzgerald të titulluar “Dikush që kujdeset për mua”, e cila vlen të theksohet se arrin të emocionojë çdokënd, Lady Gaga tha:
“Herën e fundit që e këndova këtë këngë kisha një unazë në gishtin tim, kështu që do të jetë ndryshe këtë herë”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Festivali i 75 i Filmit në Venecia
Lady Gaga në Venecia, një yll i lindur!
Gëzim dhe trishtim