MENU
klinika

Suedezi 'bën me zemër' napoletanët

Ibra i ‘shkel syrin’ Ancelottit: Nëse ke nevojë për…

04.06.2019 - 16:47

Zlatan Ibrahimovic vijon të ruajë formën e shkëlqyer dhe këtë e tregon me paraqitjet e tij në MLS.

Së fundi ai shënoi me një roveshiatë, që e kanë zili edhe futbollistët 20-25 vjeç, e jo më 37 vjeç.

Suedezi, me rastin e ditëlindjes së Carlo Ancelottit, i ka dërguar një mesazh video-urimi ish-trajnerit të tij të PSG në gjuhën angleze, përmes të cilit ka “bërë me zemër” edhe tifozët e Napolit.

“Nëse keni nevojë për mua te Napoli, unë vij me vrap për t’ju dhënë një dorë…”, – pohon bomberi suedez, që luan te Los Angeles Galaxy. Është mirë të nënvizojmë se toni i mesazhit është tërësisht ironik. Kjo, edhe për shkak se Ibra është 37 vjeç dhe nuk do të ishte operacioni tipik për Napolin.

Ky mesazh personal për “Carletto” është raportuar sot nga “La Repubblica”.

Ibrahimovic ka pasur fjalë të mëdha vlerësimi për Napolin në të kaluarën, por për momentin nuk ka negociata mes palëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Suedezi shënon perlën e radhës

Mosha është thjesht një numër për Ibrahimovic!