MENU
klinika

I ati, themeluesi i Snapchat

Modelja Miranda Kerr, nënë për herë të tretë

05.06.2019 - 14:20

Modelja Miranda Kerr njoftoi në mars se do bëhej nënë për herë të tretë.

Ajo është në pritje të fëmijës së dytë me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel.

Modelja publikoi një foto ku tregoi barkun e rrumbullakosur në Instagram.

Përmes fotos, Miranda uroi bashkëshortin për ditëlindje:

Ditëlindjen më të lumtur për babain e bebit dhe bashkëshortin tim të dashur“.

Evan dhe Miranda janë martuar në maj të 2017.

Kerr ka edhe dy djem të tjerë. Modelja është nënë e Flynn Christopher, 8 vjeç, të cilin e ka me ish bashkëshortin, Orlando Bloom dhe Hart, 1 -vjeç me themeluesin e Snapchat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN