MENU
klinika

Nga The Guardian

Britanikët duan një lider si Trump?

06.06.2019 - 15:59

Presidenca e Trumpit dhe Brexit kanë marrëdhënien e tyre të veçantë, të dallueshme nga aleanca e famshme e shekullit të 20-të midis SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. Të dy projektet kanë lindur në 2016. Të dy premtuan “ringjalljen” kombëtare duke sfiduar të huajt.

Tre vjet më vonë, Trump shkon në Britani si mysafir.

Ankesa që Trump nuk e meriton nderin dhe banketet në Pallatin Buckingham përmban supozimin se këto gjëra janë me të vërtetë monedha jonë më e çmuar diplomatike, jo për tu shpërdoruar me personin e gabuar.

Mbretëresha, në një fjalim që përkujtonte ditën D, ajo theksoi “mbledhjen e institucioneve ndërkombëtare”,  “qëllimin fillestar të këtyre strukturave: kombet që punojnë së bashku për të mbrojtur paqen.

Ky dukej se ishte një qortim i koduar i një presidenti i cili në mënyrë aktive i shkatërron këto struktura. Nuk ka gjasa që Trump e mori mesazhin.

Në Britani po zhvillohet konkursi i lidershipit të konservatorëve. Boris Johnson dhe Dominic Raab kanë të dy stile trumpiane, të pafavorshme.

Të gjithë frikësohen nga Nigel Farage. Farage e ka përshtatur modelin e Trump-it me përmbajtjen, nacionalizmin e rëndë, etj.

Edhe duke lënë mënjanë imperativat etike në respektimin e rregullave ndërkombëtare, modeli i Trumpian thjesht nuk është i zbatueshëm për Britaninë.

Por shumë mbështetës të Brexit dështojnë të kuptojnë ndryshimin. Kur bota e sheh vizitën e presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, ata shohin dy vende duke u dehur nga madhështia. Por ata nuk janë të një fuqie të barabartë, dhe kushtetuta e tyre nuk është e njëjtë.

Trumpizmi është pije e fortë, me të cilin vetëm Shtetet e Bashkuara mund të merren. Ky mund të jetë shkatërrimi i Britanisë.

Rafael Behr është një kolumnist i Guardian