07.06.2019 - 08:31
Dita e premte do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti do të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në mesditë përgjatë relieveve malore . Era do të jetë e lehte nga veriperëndimi.
Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Me konkretisht:
Zonat malore 13°C deri në 29°C
Zonat e ulëta 14°C deri në 33°C
Zonat bregdetare 16°C deri në 30°C