MENU
klinika

Shmangen tarifat

SHBA-Meksikë, marrëveshje për emigracionin

08.06.2019 - 10:56

Meksika ka rënë dakord të marrë “hapa të paprecedentë” për të ndihmuar në frenimin e rrjedhës së emigrantëve në SHBA në mënyrë që të shmangen tarifat tregtare të kërcënuara nga Presidenti Donald Trump.

Trump zbuloi se ishte arritur një marrëveshje për të pezulluar tarifat “për një kohë të pacaktuar” .

Marrëveshja, e konfirmuar gjithashtu nga Sekretari i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, vjen në fund të tri ditëve të negociatave.

Trump i njoftoi tarifat e propozuara javën e kaluar.

Ai kishte deklaruar një emergjencë në kufirin SHBA-Meksikë në shkurt, duke thënë se ishte e nevojshme për të trajtuar atë që ai pretendonte ishte një krizë me mijëra migrantë pa dokumente që kalonin kufirin.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA, të dy vendet thanë se Meksika do të merrte hapa “të paprecedentë” për të frenuar migrimin e parregullt dhe trafikimin njerëzor.

Të dy vendet premtuan të “forcojnë bashkëpunimin dypalësh” mbi sigurinë e kufirit, duke përfshirë “veprimet e koordinuara” dhe shkëmbimin e informacionit.

Deklarata shtoi se diskutimet do të vazhdonin dhe kushtet përfundimtare do të pranoheshin dhe shpalleshin brenda 90 ditëve.

Nëse veprimet e Meksikës “nuk kanë rezultatet e pritshme”, marrëveshja paralajmëroi se masat shtesë mund të merren, por nuk specifikuan se çfarë do të ishin këto.