Kompania e Jordy Woods ka dështuar pas skandalit me familjen Kardashian-Jenner.Që pasi përfundoi miqësia e saj me miliarderen Kylie Jenner, jeta e Jordyn Woods ka marr të tatëpjetën.
Ndërkohë që ajo shpresonte të pasurohej me kompaninë e qerpikëve dhe të veshjeve të quajtur “Secndture”, ndodhi e kundërta.Mediat e huaja rapostojnë se përveç numrit të shitjeve që ka rënë ndjeshëm, së fundmi Jordyn iu refuzua dhe kërkesa për logo.
Lajmin e bën me dije një person brenda kompanisë së Jordyn që thotë:
“Linja e veshjeve të Jordyn nuk ka logo. Asaj sapo iu refuzua kërkesa dhe kjo nuk është dicka e mirë. Tani i ka mbetur të bëjë një kërkesë tjetër, me shpresën se do të pranohet”.
Gjatë muajit shkurt u zbulua tradhëtia e Jordyn ndaj Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner.
Jordyn dyshohej se kishte një lidhje me Tristan Thompson, të dashurin e Khloe dhe babain e vajzës së saj. Ndërsa më 17 shkurt, Kylie i kërkoi Jordyn të largohej nga rezidenca ku jetonin të dyja.