MENU
klinika

Kandidatët e mundshëm

Topi i Artë 2019/ Kampioni i Europës ‘kërcënon’ Messin!

08.06.2019 - 16:04

Edhe pse është ende shumë herët për të menduar për Topin e Artë 2019, në media kanë filluar aludimet rreth futbollistit më të kuotuar për ta fituar.

Megjithatë, në vitet kur nuk ka Europian apo Botëror është disi më e lehtë për ta përcaktuar pasi vendimtar është triumfi në Champions League.

Sipas mediave, mbrojtësi i Liverpool Virgil van Dijk ka parakaluar Lionel Messin dhe është bërë favoriti i ri për të fituar Ballon d’Or në 2019.

Messi ka qenë në ‘pole-position’ për të fituar atë që do ishte Topi i Artë numër 6 për të, pas triumfit me Barcelonën në La Liga dhe 51 golave të shënuar në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Megjithatë, Van Dijk ka zhvilluar një sezon madhështor me Liverpool dhe ishte vendimtar në triumfin në Champions League, ndaj holandezi po shihet gjithnjë e më shumë si pretendent kryesor për çmimin individual më të rëndësishëm në futboll.

Kompania e njohur britanike e basteve, William Hill, ka ulur kuotën për triumfin e Van Dijk nga 4.5 që ishte para një jave në 1.73 në këtë moment. Ndërkaq, Messi tashmë kuotohet 2.2 për suksesin final.

Cristiano Ronaldo kuotohet 9.5 dhe Mohamed Salah 17, sinjal që portugezi dhe egjiptiani kanë shanse tepër të vogla.

Kuota për Van Dijk ra ndjeshëm për shkak të suksesit në finalen e Champions League dhe paraqitjes së shkëlqyer me Holandën në Ligën e Kombeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Special One" 'tradhton' Portugalinë

E bujshme/ Mourinho merr drejtimin e Brazilit?


Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit