Cindy Marina është shpallur “Miss Shqipëria Universe”, në mbrëmjen e organizuar për më të bukurën e vendit. Ajo ka lënë prapa të gjitha vajzat e tjera që ishin në konkurrim, duke marrë kurorën e vajzës më të bukur të mbrëmjes.
Kështu ajo fiton biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në konkursin më të madh të muzikës në botë, “Miss Universe”, që sivjet do të mbahet më 5 tetor, në Spanjë.
Cindy Marina ka lindur më 18 korrik 1998 në Chicago të Illinoisit në SHBA. Ajo është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj.
Mbrëmja e “Miss Universe” ka dhuruar një spektakël të vërtetë në Tiranë, mes shumë vajzave të bukura në konkurs pati gjithashtu edhe të ftuar specialë.
Për të argëtuar publikun, e ftuar ishte këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina.