MENU
klinika

Shumë shpejt...

Ç’pritet të ndodhë? Andresa jep lajmin e shumëpritur

09.06.2019 - 16:11

Prej 9 vitesh ajo jeton në Shqipëri, ku çdo vit shfaqet krah Ardit Gjebreas në emisionin “E diela shqiptare”.

Bëhet fjalë për braziljanen e njohur Andresa Ambrosio, e cila është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe komentohet shumë në media.

Ajo ka qenë së fundmi prezente në një event, ku gjatë një interviste për ‘Thumb’ ka zbuluar një surprizë për të gjithë shqiptarët.

“Edhe pak kam një surprizë. Në fund të vitit…”, tha Andresa e qeshur duke mos zbuluar më shumë. Mirëpo, gazetari insistoi deri sa në fund Andresa dha lajmin e bukur.

“Një surprizë për shqiptarët. Në fund të vitit, nëse Zoti do, unë marr nënshtetësinë shqiptare.”, ka treguar Andresa e lumtur.