MENU
klinika

Parashikimi

Rikthehen reshjet? Mësoni si pritet të jetë moti sot

10.06.2019 - 08:25

Moti ditën e sotme pritet të jetë i qendrueshëm.

Ndërsa sipas asaj që raporton IGJEUM Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër.

Ndërsa temperaturat ne vendet e ulëta priten të shkojnë në 35 gradë.

Parashikimi:

RESHJET

Sot në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot dhe neser pasdite.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 19 / 35 °C

në vendet malore: 14 / 28 °C

ERA

Sot era do të fryjë e lehtë deri mesatare