10.06.2019 - 18:20
Arrestohet në Maqedoninë Veriore funksionari i lartë i BDI-së.
Arrestimi i sekretarit shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike, Jahi Jahiu është bërë mëngjesin e sotëm me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska
Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar.
Policia ka kryer dhe kontrolle në banesën e tij. Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për një mitmarrje prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.
Jahiu është një nga katër sekretarët shtetërorë nga radhët e BDI-së që u emëruan në qeveri.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Referendumi në Maqedoni