MENU
klinika

"I adhuroj fëmijët"

Rihanna, flet për herë të parë rreth martesës dhe fëmijëve

11.06.2019 - 14:55

Rihanna, artistja e dytë me më shumë këngë të shitura në histori,në Amerikë, sipas Billboard e njëkohësisht, së fundmi “Forbes” që e cilësoi atë si artisten më të pasur femër.

Rihanna që në fillimet e saj ka qenë reale me publikun duke shprehur vetveten në faza të ndryshme evoluimi dhe tashmë duket se për të ka filluar faza e pjekurisë.

 

Në intervistën e fundit për revistën “Interview” e pyetur nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se:

“Sigurisht që po!”

Ndërkohë e pyetur më tej për martesën, RiRi u shpreh se këtë do ta përcaktojë fati:

Vetëm Zoti e di, goce. Kur ne bëjmë plane, Zoti qesh, ti e di apo jo?”

Dhe pyetja e radhës për të ishte nëse dëshironte fëmijë:

“Absolutisht që po, i adhuroj” – ishte përgjigja e Rihannës.

Mesa duket, së shpejti do ta shohim Rihann-ën në një jetë të qëndrueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN