MENU
klinika

E rëndë në Librazhd

Aksidentohet për vdekje punëtori në minierë

12.06.2019 - 12:32

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd ku ka humbur jetën një 52-vjeçar.

Sipas informacioneve të policisë, viktima është Hiqmet Verçani, 52-vjeç.

“Ai ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makineri të punës , i cili ishte punëtor në një miniere”– njofton policia.

Librazhd/ Informacion paraprak

Shtetasi H.V., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash,Librazhd, ka ndëruar jetë pasi është aksidentuar me makineri të punës , i cili ishte punëtor në një minier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.