13.06.2019 - 16:21
Xhensila Myrtezaj do të vijë shumë shpejt me një hit të ri.
Pas këngës “Sekreti im” në bashkëpunim me Pirro Çakon, këngëtarja do të sjellë një tjetër klip, xhirimet e të cilit duket se kanë përfunduar.
Klipi dyshohet se është xhiruar, dhe ka mbetur vetëm të publikohet.
Këngëtarja publikoi edhe disa foto pak ditë më parë që dyshohet se janë shkëputur nga klipi i ri.
Në foton që ka publikuar sot Xhensila në Instagram shihet gjatë xhirimeve.
“5 minuta për veti, po vjen së shpejti”, shkruan këngëtarja duke lënë të kuptojmë se ky është edhe titulli i këngës së saj të re.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
‘E gjithë bota në dy njerëz’
Xhensila tregon xhiron e parë të Besit me Ajkën…
Në fillim të marsit...
Xhensila “arratiset” nga Shqipëria, kthehet me surprizë
Një vit nga dasma
Fotot e papublikuara, Xhensila kujton përvjetorin e martesës
Pas premierës së "2 gisht mjaltë"