Leonardo ishte një prej largimeve të bujshme nga Milani këtë sezon pasi një drejtues me aftësitë e tij është e vështirë ta gjesh.
Megjithatë braziliani nuk ngeli i pa punë pasi PSG i hapi dyert duke e rikthyer sërisht në “Parc des Princes”.
Ai zëvendëson kështu portugezin Antero Henrique që ishte pasuesi i tij në këtë post.
Parisi pritet të zhvillojë lëvizje të mëdha në merkaton e kësaj vere, ku priten largime të bujshme por edhe afrime me peshë dhe surpriza e madhe pas De Ligt mund të jetë sulmuesi i kombëtares së gjelave Antoine Griezmann.
Me Leonardon në klub presidenti Al-Khelaifi realizoi goditjet më të mëdha në merkato, ndaj pritet që PSG të rikthehet sërisht protagoniste në sesionin e transferimeve.