Ekspozita më e madhe, çelur ndonjëherë në Kinë – ”Pikaso, lindja e një gjeniu” – përfshin për publikun aziatik, më shumë se 100 vepra të autorit. Një pjesë e konsiderueshme e tyre, i përkasin viteve të hershme të krijimtarisë, për artistin.
“Mbi një qind vepra, pikturë, skulpturë, vizatime… do të shoqërohen me një mori fotografish që tregojnë momente nga rinia e piktorit të madh Pikaso, gjatë kohës në Barcelonë ose në Paris. Ekspozita kineze, përmbledh pjesën më të mirë të muzeut kombëtar të Parisit”, – ka thënë për medien, drejtuesi i muzeut në Paris, Laurent Le Bon.
Muzeu parisien i transportoi veprat në shtatë avionë të ndryshëm… një kërkesë e agjencive të sigurimit për të mbuluar udhëtimin. Vlera e përgjithshme e siguracionit e tejkalon shifrën prej 800 milionë eurosh.
Ekspozita e parë për piktorin, në Kinë, ishte ajo e vitit 1983, me rastin e një vizite në Pekin, të presidentit francez në atë periudhë, François Mitterrand. Asokohe u ekspozuan vetëm 33 vepra të artistit.
Periudha “blu” e artistit spanjoll, nga 1901 deri në 1904, që kryesisht ka në focus të krijimtarisë së tij, shtresënn e varfër dhe të margjinalizuar të shqoqërisë, si për shembull, prostitutat dhe pijanecët, shfaqet në vepra të përzgjedhura.
Kësaj here, ekspozita sjell në vëmendje veprat e tridhjetë viteve të para të krijimtarisë së Pikasos, me qëllimin për të treguar ecurinë artistike të gjeniut, Pablo Pikaso (1881-1973).