Jennifer Lopez, diva e muzikës di gjithnjë të marrë pëlqimin e fansave nëpërmjet këngëve ritmike ë saj, por edhe nëpërmjet pamjes e mënyrës së interpretimit të performancave të saj.
E si gjithnjë, si çdo personazh i showbizit edhe Lopez ka qenë në vëmendjen e mediave për jetën e saj personale. Për lidhjet e gjata apo për martesat…
Për Jennifer,martsa në fjalë; do të jetë kjo martesa e katërt, pasi më parë ishte e martuar me Marc Anthony për dhjetë vite, Ojani Noa, një vit dhe Chris Judd po ashtu një vit.
Ajo është takuar me partnerin e saj Alex Rodriguez në vitin 2017, ndërsa tani planifikojnë të martohen.
Ka qenë vetë Jennifer që e ka zbuluar planin e saj për t’u martuar së shpejti e për të pasur pse jo një dasmë..
Si pjesë e turneut të saj, Lopez së fundmi ka publikuar dokumentarin “It’s My Party: Showtime”, i cili zbulon detaje për jetën e saj.
Ajo njëkohësisht ka folur edhe për martesën me Alex, e cila pritet të ndodhë së shpejti.
“Ne kemi qenë së bashku për tre vite dhe do të martohemi së shpejti, pikërisht vitin e ardhshëm. Uroj të kem një dasmë të madhe dhe këtë herë do të doja të martohem në kishë”, ka thënë ajo.
Rodriguez, 43 vjeç, i ka propozuar këngëtares të “Jenny From the Block” në mars të këtij viti me një unazë në vlerë prej 18 milionë dollarësh.
Ndryshe, turneu i Lopez në Amerikën Veriore ka filluar më 7 qershor në Inglewood dhe do të përfundojë më 27 korrik në Miami.