Marina Vjollca dhe Getoar Selimi dukshëm janë çift shumë i dashur për publikun shqiptar.
Së fundmi, lajmet e shatzanisë së mundshme të Marinës thyen mbarë rrjetin. Por u shprehën se lajmet nuk ishin të vërteta aspak.
Tani nuk do flasim për këtë, po për pushimet e bukura të tyre...Dy vitet e fundit duket se kanë qenë një seri e vazhdueshme pushimesh për çiftin Getoar Selimi-Marina Vjollca.
Nga Saint Moritz në Miami e në Kuba, dyshja ka shëtitur në disa prej destinacioneve më të lakmuara në të gjithë botën dhe tashmë i ka ardhur radha një tjetri.
Pas disa ditëve qëndrimi në Londër, Marina dhe Getoari kanë udhëtuar drejt vendit që konsiderohet parajsa mbi tokë: Barbados.
Ka qenë Getoari ai që ka zbuluar vendndodhjen nëpërmjet një postimi në Insta Story ku ka treguar plazhin magjepsës me rërë të bardhë.
Ndërsa bashkëshortja e tij, moderatorja Marina Vjollca ka postuar foto e video nga rehatia e një shezlongu duke bërë “Gëzuar” me ndjekësit e saj në Instagram.