Rafa Benitez nuk ka rinovuar kontratën e tij me Newcastle dhe nga 30 qershori ai nuk do të jetë më trajner i skuadrës angleze, që e drejtoi për tre sezone me radhë.
Trajneri spanjoll dhe drejtuesit e klubit të Premier League nuk kanë gjetur marrëveshje për rinovimin e kontratës, gjë që ishte lajmëruar prej disa ditësh dhe tani vetë klubi njoftoi fundin e bashkëpunimin mes tyre.
“Është zhgënjyese që njoftojmë se trajneri Rafael Benitez do të largohet nga Newcastle në fund të kontratës së tij, që skadon më 30 qershor 2019”, thuhet në njoftimin e klubit.
Për 59-vjeçarin ka qenë Dialan Yifang që i ka ofruar më herët një kontratë të majme me 12 milionë euro në sezon, por spanjoll e ka refuzuar, duke preferuar të mbetet në Europë. Fillimisht ai do të qëndrojë në Londër me familjen e tij, në pritje të ndonjë oferte nga Premier League, ose ndonjë klub europian.