Moti do të jetë kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në mesditë në zonat kodrinore dhe malore duke u pasuar me reshje shiu me karakter lokal dhe të herëpashershëm në formë shtrëngatash si dhe breshër i izoluar.
Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak era do të jetë me drejtim kryesor Juglindje – Verilindje e qetë deri mesatare me shpejtësi 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare era hera-herës do të fitoi intensitet deri në 15-18m/s, relativisht problematike për pushuesit pranë plazheve.
Temperaturat pritet të pësojnë rritje me 3-5°C dhe ti rikthehen vlerave të këtyre ditëve të fundit duke bërë që nesër të jetë përsëri një tjetër ditë e nxehtë.
Më konkretisht:
Zonat malore 15°C deri në 32°C
Zonat e ulëta 15°C deri në 35°C
Zonat bregdetare 19°C deri në 34°C