25.06.2019 - 09:52
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Divjakë, ku një 42-vjeçar teksa lëvizte me zetor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë 42-vjeçari ka humbur jetën. Ai është identifikuar si B.M, 42 vjeç.
Në momentin e aksidentit, ai ka qenë duke punuar me zetor, kur papritur ka humbur drejtimin e mjetit e ka përfunduar në kanal.
Informacion paraprak
Gjatë natës në fshatin Senes, Divjakë, shtetasi B.M, 42 vjeç, banues në Këmishtaj, duke drejtuar një mjet bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në kanalin anësor të rrugës ku për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Historia frymëzuese e Klodit
“Aksidenti me biçikletë, më zbuloi defektin e përjetshëm të zemrës”
Apeli dhe përgjigjia drejt Berishës
“Aksident në Librazhd, vdes badigardi i Ramës”/ Lleshaj: Blof i turpshëm!
Ngjarje e rëndë