Rreth dy javë pas zhdukjes së Jamal Khashoggi, dhe para se të merrej vesh ndonjë gjë për fatin e tij, Presidenti Trump paralajmëroi për pasoja “shumë të rënda” nëse Arabia Saudite ishte përgjegjëse.
Tani, tetë muaj më vonë, Trump është bërë një ‘mik’ i familjes mbretërore që dërgoi një ekip vrasësish për të vrarë Khashoggi.
Tani ne e dimë, falë një raporti të raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard, se vrasja e Khashoggi më 2 tetor 2018 në Konsullatën Saudite në Stamboll u paramendua. Për më tepër, Callamard tha se vdekja e Khashoggi ishte një vrasje për të cilën Shteti i Mbretërisë së Arabisë Saudite është përgjegjës.
Trump zbuloi gjatë një interviste me “Meet the Press” që u transmetua të dielën se ai kishte patur një “bisedë të gjatë” të premten në mëngjes me princin Mohammed bin Salman, ekipi i të cilit u dërgua për të zbardhur vrasjen e Khashoggit. Por sigurisht nuk folPor sigurisht nuk folën për këtë vrasje.
Trump u mor më tepër me Iranin e jo me vdekjen e Khashoggit.
Gjithashtu, Trump foli për shitjen e armëve në Arabinë Saudite. “Pra Arabia Saudite është një blerës i madh i produktit të Amerikës,” tha ai. “Kjo do të thotë diçka për mua.”
Moderatori Chuck Todd e pyeti: A duhet të ketë ndihmë nga FBI për hetimin e vdekjes së Khashoggi? “Unë mendoj se është hetuar”, u përgjigj Trump, duke mos iu përgjigjur pyetjes.
Të hënën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte në Arabinë Saudite, ku takoi Mbretin Salman dhe patën një “takim produktiv” rreth tensioneve rajonale.
A është kjo ajo që Trump nënkuptonte me pasoja “shumë të rënda”? Vrasja e paramenduar e kolumnistit që kontribuoi, i cili besonte në demokraci, nuk e prek atë, por mbështetja për mbretërinë diktatoriale ka shumë rëndësi. Çfarë kanë marrë Shtetet e Bashkuara në këmbim? Komplikimin në një luftë kriminale në Jemen, dhe një njollë në moralin e saj.