MENU
klinika

Kërkesa e demokratëve

SHBA/ 4.5 miliardë dollarë për emigrantët

26.06.2019 - 14:45

Demokratët në SHBA kanë miratuar 4.5 miliardë dollarë ndihma humanitare për emigrantët në kufirin jugor.

Disa vdekje të emigrantëve, së bashku me raportet e fëmijëve të “lënë pas dore” në kufi në Texan, kanë ndihmuar në marrjen e këtij vendimi.

Por projektligji do të përballet me një rrugë të vështirë përmes Senatit të kontrolluar nga republikanët.

Versioni i demokratëve, përkundrazi, përmban disa rregulla strikte që përcaktojnë se fondet mund të përdoren vetëm për ndihma humanitare dhe “jo për shtretërit e paraburgimit, jo një mur kufitar”.

Ligji u ashpërsua pasi disa demokratë shprehën shqetësim për sigurimin e fondeve shtesë për agjencitë e përfshira në situatën aktuale, duke përfshirë ato që zbatuan politikën e “tolerancës zero të Presidentit Donald Trump”, i cili vitin e kaluar bëri që fëmijët e emigrantëve të ndaheshin nga prindërit e tyre.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump do të këshillohet të vërë veton ndaj projektligjit. Administrata akuzoi demokratët se po kërkojnë “të përfitojnë nga kriza aktuale”.

Politika “Zero tolerancë” e Trump nisi në fillim të vitit 2018. Duke ndjekur penalisht të rriturit që kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin, kishte efektin e ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre.

Edhe pse ndarja e familjeve emigrante u ndalua zyrtarisht në qershor të vitit 2018, New York Times raportoi se 700 familje ishin ndarë.

Patrulla kufitare regjistroi 283 vdekje në vitin 2018.