MENU
klinika

Prova të reja?

OKB rikthen në vëmendje çështjen Khashoggi

26.06.2019 - 19:22

Agnes Callamard, raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara mbi ekzekutimet jashtëgjyqësore, tha të mërkurën se “shteti i Arabisë Saudite është përgjegjës” për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Duke folur për Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, ku 47 shtetet anëtare të të cilave përfshirë Arabinë Saudite do të japin mendimet e tyre se si të vazhdojnë më tutje, Callamard tha se vrasja e Khashoggi u miratua nga zyrtarë të nivelit të lartë.

15 agjentë ishin përfshirë në ekzekutimin, që kërkoi “burime të rëndësishme njerëzore dhe financiare”, tha Callarmard.

Khashoggi u pa për herë të fundit të hynte në konsullatën saudite më 2 tetor. Besohet se ai është vrarë brutalisht, por trupi ende nuk është gjetur. Arabia Saudite ka mohuar çdo përfshirje.

Por raportueja speciale e OKB-së e hodhi poshtë kërkesën e Arabisë Saudite që çështja të ishte vetëm kombëtare, duke theksuar se, vrasja “përbën një krim ndërkombëtar”, si dhe “një shkelje të Konventës së Vjenës”.

Ajo përsëriti se kishte gjetur “prova të besueshme që kërkonin hetime të mëtejshme” në përfshirjen e princit të kurorës Mohammed Bin Salman.

Ajo gjithashtu theksoi se ndërsa ajo ka mbajtur takime në Turqi, SHBA, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedi për hetimin e saj, “deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje” për të mbajtur takime në Arabinë Saudite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon të dijë ku ndodhet trupi i gazetarit

Erdogan po shton presionin ndaj Arabisë Saudite

"Të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje"

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar