MENU
klinika

Arrestimi i Gruevskit

Ç’vendosi gjykata për ish-kryeministrin?

27.06.2019 - 12:17

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski do të jetë përsëri i lirë dhe nuk do të ekstradohet.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilët shkruajnë se seanca për ish-kryeministrin ishte e mbyllur për mediat.

Kushtet për ekstradim nuk janë te vlefshme”, mësohet të ketë thënë gjykatësja.

Mëngjesin e sotëm gjykata dha urdhër për arrestimin e Gruevskit, i cili u përcoll deri në gjykatë me dy persona, të cilët, me siguri janë nga shërbimet e sigurisë të Hungarisë.

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut kërkon ekstradimin e Gruevskit me qëllim që ai të vuajë dënimin me burg për lëndën “Tanku” të PSP-së, por edhe për organizimin e incidenteve në Kuvend më 27 prill 2017.

Maqedonia kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve për blerjen e Mercedesit në rastin e PSP-së me emrin “Tanku”, dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, e që dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve.

Gruevski siç shihet në fotografi është paraqitur me kapelë dhe me syze të cilat siç thoshte se kanë kushtuar vetëm 300 euro.