“Kate: The future Queen”, Katie Nicholl përshkruan përpjekjet e Will-it (dhe dështimet) për t’u lidhur me një shoqe klase në Universitetin e St Andrews.
“Shumë vajza kishin bërë gjëra ekstreme për ta takuar atë, madje duke u përpjekur të ndryshonin programin e tyre për të marrë pjesë në leksionet e historisë së artit”, shkroi Nicholl.
Por me sa duket jo të gjitha vajzat në St Andrews e ndiqnin Will-in, dhe njëra prej tyre ishte një vajzë nga Teksas me emrin Meghann Gunderman.
“Një nga vajzat e para që ai vuri re ishte Meghann Gunderman, e njohur si Gundy. Kur William e pyeti atë nëse mund të dilnin bashkë, gjë që nuk ishte e lehtë – u trondit kur ajo refuzoi propozimin e tij!”
Sipas Nicholl, shokët e klasës së Will-it e përshkruajnë atë si të krejtësisht të hutuar nga refuzimi – dhe Meghan nuk u lëkund fare për vendimin e saj.
Ai vazhdonte t’i thoshte asaj: “Pse nuk del me mua?”
Fati i William ishte Kate, ndërsa Meghan u bë drejtorja ekzekutive e “The Foundation For Tomorrow”, ku gjeti dashurinë duke u martuar me lojtarin e NFL Jason Sehorn me të cilin u martua në vitin 2017.