Amerikanët festojnë sot Ditën e Pavarësisë, të njohur ndryshe si 4 korriku. Dita përkujton nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë në 1776. Ky dokument deklaroi se 13 kolonitë amerikane nuk ishin më nën sundimin britanik dhe ishin shtete të lira e të pavarura.
Këtu janë 10 fakte për historinë e Ditës së Pavarësisë:
1.Komiteti që hartoi Deklaratën përfshinte Benjamin Franklin, John Adams, Thomas Jefferson, Roger Sherman dhe Robert R Livingston.
2.Festimi më 4 korrik duhet të ndodhë me të vërtetë më 2 korrik, pasi Kongresi i Dytë Kontinental votoi për të miratuar rezolutën për t’u ndarë ligjërisht nga Britania e Madhe më 2 korrik, dy ditë më parë.
Deklarata e miratuar e Pavarësisë u shtyp më 4 korrik, kështu që ndaj festohet më 4 korrik.
3.Në festimin e parë në 1777, fishekzjarret ndriçuan qiellin, pavarësisht se SHBA-ja ende ishte në mes të Luftës Revolucionare.
4.Festimi i parë në vitin 1777 paraqiste yjet dhe vijat e flamurit, pasi Kongresi Kontinental miratoi një rezolutë që krijoi flamurin e parë zyrtar të Amerikës një muaji para përvjetorit.
5.Shteti i Massachusetts ishte i pari që njohu 4 korrikun si festë, me thirrje për festë zyrtare në 1781.
6.Festimet e 4 korrikut nuk u bënë festë federale deri në vitin 1870 kur Kongresi votoi për ta bërë këtë.
7.Në total, tre presidentë amerikanë kanë vdekur më 4 korrik. Të dy Thomas Jefferson dhe John Adams vdiqen në të njëjtën ditë: 4 korrik 1826, 50 vjetori i miratimit të Deklaratës.
Pastaj, pesë vjet më vonë në 1831, James Munroe u bë presidenti i tretë që vdiq në atë ditë.
8.Një president ka lindur më 4 korrik, Calvin Coolidge i cili ka lindur në 1874. Calvin Coolidge shërbeu si zëvendëspresident kur Presidenti Warren G. Harding vdiq papritur më 3 gusht 1923, duke e bërë Coolidge presidentin e 30-të të SHBA.
9.Pas festimeve të përvjetorit të parë të deklaratës, fishekzjarre hidheen në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Më e madhja është në qytetin e Nju Jorkut, ku shfaqja e Macy përfshin më shumë se 75,000 predha individuale, zgjat më shumë se 25 minuta dhe kërkon 55 anëtarë të ekuipazhit dhe 10 ditë për t’u përgatitur.
10.Vetëm John Hancock në fakt nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë më 4 korrik 1776. Të gjithë të tjerët nënshkruan më vonë.