MENU
klinika

Zjarri që pati 14 viktima

Zjarri në nëndetësen ruse, sekret shtetëror

04.07.2019 - 16:21

Zjarri i shpërthyer në nëndetësen ruse të hënën, ku humbën jetën 14 marinarë, është shpallur sekret shtetëror nga Kremlini. Autoritetet ruse konfirmuan se nëndetësja pjesë e një operacioni shumë sekret, funksiononte me energji bërthamore.

Nëndetësja ruse, e cila mori flakë të hënën në detin Barent e ku si pasojë mbetën të vrarë 14 marinarë, ishte bërthamore dhe punonte për një projekt shumë sekret. Gjatë zjarrit, instalimi bërthamor i aparatit u izolua plotësisht.

Konfirmohet kështu për herë të parë që incidenti ka përfshirë një nëndetëse me material bërthamor. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shpreh se kishte siguruar presidentin Vladimir Putin se ekuipazhi ka marrë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur reaktorin nga flakët.

Nëndetësja aktualisht ndodhet në portin e Severomorsk, ajo po riparohet dhe shumë shpejt do të mund  të lundrojë sërish. Ministri rus i Mbrojtjes në mbledhjen me presidentin rus u shpreh se nëndetësja do të riparohej brenda një kohe shumë të shkurtër.

Kjo është hera e parë që kur u konfirmua incidenti, që autoritetet ruse pranojnë se nëndetësja funksiononte me energji bërthamore. Por emri i nëndetëses nuk bëhet i ditur pasi Kremlini ka vendosur ta cilësojë si sekret shtetëror atë që ka ndodhur.

Mediat ruse raportojnë se ajo lloj nëndetëseje mund të arrijë deri në 6 mijë metra thellësi. Nëndetësja është pjesë e një projekti shumë sekret, që merret me operacione sociale dhe kërkime shkencore në thellësi të mëdha.

Një projekt aq sekret sa sipas të përditshmes ruse Kommersant, as hetuesit ushtarakë nuk kanë autorizim për të hyrë në portin ku është ankoruar nëndetësja. Dhe anëtarët e ekuipazhit nuk janë identifikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”