Luftëtarët talebanë kanë vrarë të paktën tetë vetë dhe plagosën më shumë se 50 civilë në një sulm me makinë-bomba në provincën Ghazni të Afganistanit, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe talebanëve.
Hasan Raza Yousafi, një anëtar i këshillit provincial, tha se sulmi në Ghazni synonte një zyrë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, por shumica e viktimave ishin studentë të një shkolle që gjendet në afërsi, tha Hasan Raza Yousafi, anëtar i këshillit provincial.
Të paktën tetë anëtarë të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë (NDS) u vranë në shpërthim dhe 50 civilë u plagosën, thanë zyrtarët e qeverisë afgane.
Zabihullah Mujahed, një zëdhënës taleban, mori përgjegjësinë duke thënë: “Dhjetëra oficerë të NDS u vranë ose u plagosën”.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin e 7 korrikut, i cili ndodhi teksa përfaqësuesit e këtij grupi militant, pritet të marrin pjesë në një konferencë dyditore për dialog ndër-afgan në Doha të Katarit.
Konferenca ka për qëllim që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund konfliktit në Afganistan.
I dërguari i paqes i SHBA Zalmay Khalilzad tha se raundi më i fundit i bisedimeve me talebanët, gjithashtu në Doha, ishin më të frytshmet ndonjëherë.
Ky është sulmi i dytë në Ghazni në dy ditët e fundit. Të paktën dy persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një bombë shpërtheu brenda xhamisë Mohammadiya në Ghazni më 6 korrik.