MENU
klinika

"Prioriteti numër një është..."

Një ditë pas protestës, Basha del me një mesazh të rëndësishëm

09.07.2019 - 12:48

Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë një mesazh vetëm një ditë pas proteste.

Basha garanton se kjo qeverisje do të largohet dhe se prioriteti numër një është fundi i tranzicionit.

Mesazhi i Bashës:

Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!

Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë.

#ShqiperiasiEuropa.