13.07.2019 - 09:55
Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski duket se po shijon qëndrimin e tij si azilant në Hungari.
Nga një foto e publikuar shihet se ish-kryeministri ka qenë pjesë e një party të organizuar nga biznesi “ITL Group” në Budapest.
Gruevski ishte në shoqërinë e dy burrave dhe një gruaje.
Faqja e Facebookut për partyn e biznesit ka njoftuar se morën pjesë përfaqësues të kompanive dhe mysafirë të ftuar. Një fotografi e ish-kryeministrit gjithashtu është postuar në këtë faqe.
Kjo është paraqitja e tij e dytë e Gruevskit në një party biznesi, pasi u fotografua më herët në një ngjarje të ngjashme në varkë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dhënia e azilit
‘Hungaria duhet të shpjegoj vendimin për azilin e Gruevskit’
Reagon VMRO-DPMNE
‘Gruevski është viktimë e persekutimit politik’
Arratisja e Gruevskit
‘Presim që Hungaria ta kthej Gruevskin’
Arratisja e Gruevskit