MENU
klinika

Parashikimi

Rikthehen reshjet e shiut? Ja si pritet të jetë moti sot

15.07.2019 - 08:16

Edhe dita e sotme do të shoqërohet nga moti i paqëndrueshëm, ku pjesa e parë e ditës do të ketë mot të kthjellët me vranësira kalimtare.

MeteoAlb parashikon se në pjesën e dytë të ditës do të ketë rrebeshe shiu në zonat malore, kryesisht në Verilindje dhe Juglindje të vendit.

Pritet që temperaturat e ajrit të ulen lehtë në mëngjes dhe të rriten paksa nga mesdita, duke u luhatur nga 12 gradë celsius deri në 32 gradë celcius.

Ndërkohë era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km /h nga drejtimi Verilindor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Pritet që moti i paqëndrueshëm me reshje shiu të na shoqërojë edhe gjatë javës.