MENU
klinika

DetajeDialogu me Kosovën

Macron viziton sot Serbinë: Synon të kthehet…

15.07.2019 - 08:55

Serbia sot do të vizitohet nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare bëhet me dije se shteti serb ka marrë të gjitha masat e nevojshme.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se do të marrë masa maksimale të sigurisë, me rastin e vizitës së Macronit, e cila do të çojë në ndryshimin e regjimit të trafikut në pjesë të caktuara të qytetit.

Mirëpo, arsyeja e vizitës së Macronit në Beograd ndër të tjera do të jetë rikthimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Media franceze ‘Frans 24’, ditë më parë ka shkruar se, pas dështimit të Samitit të Parisit, Macron nga Beogradi do të përpiqet që ta rikthejë dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas “Frans 24”, një nga temat kryesore të diskutimit të presidentit Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Beograd, do të jetë Kosova, kjo pasi, Macron dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e bllokimit të dialogut Kosovë-Serbi.

Duhet theksuar se Samiti i Parisit kishte dështuar për shkak të qëndrimeve të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me dialogun dhe taksën prej 100 për qind ndaj mallrave dhe produkteve serbe që ka vendosur Qeveria e Kosovës.