MENU
klinika

Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen

16.07.2019 - 13:34

E nominuara në krye të Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, është zotuar të nisë një “marrëveshje të gjelbër për Evropën”, në një përpjekje për mbështetjen e deputetëve.

Von der Leyen përcaktoi axhendën e saj në Parlamentin Evropian përpara një votimi kyç mbi kandidaturën e saj.

Ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë ka nevojë për një shumicë që të marrë postin.

Lidhur me Brexit, ajo tha: “Unë jam gati për një shtyrje të mëtejshme të datës së largimit, duhet të kërkohet më shumë kohë për një arsye të mirë”.

“Në çdo rast, Britania e Madhe do të mbetet aleati ynë, partneri ynë dhe miku ynë”, tha ajo, duke mbrojtur marrëveshjen ekzistuese, të rënë dakord me kryeministren Theresa May, por e hedhur poshtë nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, të cilën BE u zotua të mos e rihapë më.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht është planifikuar të largohet nga BE më 31 tetor.

Nëse von der Leyen fiton votimin në Strasburg të martën në mbrëmje, ajo do të zëvendësojë presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker më 1 nëntor. Ajo është një politikane e qendrës së djathtë pranë kancelares gjermane Angela Merkel.

Për ndryshimin e klimës, ajo tha “Unë do të propozoj një bankë të qëndrueshme të investimeve në Evropë”, për të zhbllokuar ndjeshëm më shumë investime në energjinë e rinovueshme dhe masa të tjera gjatë dekadës së ardhshme.

Marrëveshja e re “e gjelbër”, e premtuar brenda 100 ditëve të para të von der Leyen në postin e ri do të synojë që BE të neutralizojë karbonin deri në vitin 2050.

“Do të thotë ndryshim, të gjithë ne do të duhet të kontribuojmë”, tha ajo.

Von der Leyen tha se objektivi aktual i BE për uljen e emisioneve të karbonit për 40% deri në vitin 2030 nuk ishte i mjaftueshëm. Qëllimi duhet të jetë 50%, nëse jo 55%, tha ajo.

Ajo e bëri pjesën më të madhe të fjalimit të saj 43-minutësh në anglisht, por kishte fragmente edhe në frëngjisht dhe gjermanisht  për të përfaqësuar të gjithë Evropën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e re e Komisionit Europian

Gjermanët skeptikë për Ursula von der Leyen

Ndihma për rindërtimin e vendit

Gjermania “shpëtimtare” edhe e Irakut

Nominohet ministrja gjermane e mbrojtjes

Mikja e Merkel në krye të Komisionit Europian?