MENU
klinika

Fjala në seancë

Mesatarja për lëndët e mësuesisë, Shahini zbulon qëllimin e vendosjes

18.07.2019 - 11:10

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare të kësaj të enjtjeje, ministrja e Arsimit, Besa Shahini foli në lidhje me vendosjen e notës mesatare 7.5 për lëndë të mësuesisë.

Shahini theksoi se ky vendim është marrë me qëllim që të rikthehet dinjiteti i munguar i figurës së mësuesit.

Shahini tha se në Shqipëri aktualisht më të mirët bëhen mjekë, duke shtuar se të mirët do të duhet të bëhen edhe mësues, sepse atyre iu besohet truri dhe mendja e vogëlushëve dhe nxënësvee shqiptarë.

“Më së pari dua t’iu them se mësuesit deri më sot, nga PD kanë dalë mësues persona që nuk e kanë merituar. Nota mesatare për t’u bërë mësues është bërë më së pakti 7.5.

Ndërkaq, mësuesit e ciklit të ulët duhet të kenë një mesatare 6.5. Ne besojmë se ata që janë të dobët në shkollë të mesme, janë dobët edhe në shkollë të lartë. Është mirë që të ndahen gjërat.

Ata që kanë qenë dobët, mund të bëjnë 2 vjet shkollë. Ndërsa ata që janë mirë, mund të bëjnë Bachelor dhe më tej të gjitha nivelet. Ne po bëjmë politika sa më të mira. Pra, ne po orientojmë.

Është e domosdoshme që të kemi notën mesatare, që edhe nxënësit të dinë se ku të orientohen. Nxënësit e dobët duhet të mos pranohen në universitet. Figura e mësuesit duhet të jetë ajo e një figure që ngjall respekt.

Ata që janë më së miri të arsimuar do të bëhen mësues. Për ne nuk ka kthim pas, ne do kthejmë dinjitetin e mësuesit”, tha ministrja Shahini.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë