Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes i është shtuar një fond në vlerë 40 milionë lekë. Po ashtu edhe Ministrisë së Kulturës i është shtuar një fond prej 30 milionë lekësh.
Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë dhe për restaurimin e muzeut “Mësonjëtorja e parë shqipe” që aktualisht është i dëmtuar dhe i mbyllur nga tërmeti.
Fondi 70 milion lekë është siguruar përmes pakësimit me 70 milion lekë të buxhetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Po ashtu, vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon se Ministria e Mbrojtjes do të jetë organ përgjegjës për përdorimin, sipas procedurave të prokurimit publik, të fondeve të mbledhura nga donatorë të ndryshëm për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.