MENU
klinika

Takimi

PD dëgjesë me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

20.07.2019 - 20:49

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit është duke zhvilluar një dëgjesë me përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në këtë aktivitet fjalën e ka marrë sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, i cili u shpreh se po të ishin hapur dosjet e përgjimeve më 30 qershor mund të kishim zgjedhje.

Nuk ka më shtet ligjor. Po të ishin hapur dosjet e përgjimeve më 30 qershor mund të kishim zgjedhje. Po të kishte bërë prokuroria punën e vetë nuk do të ishim këtu. Po për ligjin e teatrit, sa shkelje kemi zbuluar. Uji çon mullirin në paratë e pista. Kemi shtet të një njeriu tani. Ai mbështetet te krimi, te oligarkët. Rrallë del një gjyqtar kurajoz“, u shpreh Gjata.

Aktori Robert Budina tha se qeveria po nxiton për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Qeveria po nxiton për të realizuar shembjen e teatrit. Po bëjnë gjëra që s’kanë me logjikë. Kemi qenë gjithë natën, do e monitorojmë. Sot në mëngjes erdhën për të tërhequr disa materiale, i kërkuam lejen, por nuk e kishin. Kishin ndërmend të tërhiqnin dhe gjëra të tjera, por u tërhoqën nga ky vendim. Deri tani nuk ka asnjë urdhër, por kanë proceduar për materialet. Parmbrëmë ka qenë plani për të sjellë kamionët dhe për ti hequr gjitha materialet“, theksoi Budina.