MENU
klinika

Trajneri zikaltër takohet me drejtuesit

Marotta qetëson Conten/ Jep lajmin e shumëpritur për tifozët!

22.07.2019 - 21:58

Një takim mjaft i rëndësishëm është mbajtur në Nanjing për të ardhmen e Interit, teksa të pranishëm kanë qenë pronari Zhang Jindong, presidenti Steven Zhang, trajneri Antonio Conte dhe Administratori i Deleguar Marotta dhe drejtori Sportiv Piero Ausilio.

Në përfundim të takimit, ka qenë Giuseppe Marotta ai që ka folur për mediat, duke e përshkruar takimin si shumë familja dhe të këndshëm, teksa theksoi se trajneri Conte dhe shoqëria zikaltër janë në sintoni të plotë.

“Takimi i sotëm ishte shumë familjar dhe diskutuam për planet e skaudrës. I kam dëgjuar deklaratat e Contes dhe mund të them se ai dhe shoqëria janë në sintoni të plotë. Shumë shpejt Conte do të ketë të plotë organikën që do dhe do të mund të punojë në detaje, ashtu siç ai di më mirë”, tha Marotta.

Administratori i Deleguar i klubit zikaltër pranoi vështirësitë që po has trajneri në këto ditë të para, për shkak të mangësive veçanërisht në sulm, por shtoi se shoqëria është maksimalisht e angazhuar për të bërë më të mirën.

“E njoh mirë Conten dhe di të lexoj në mënyrë perfekte çdo deklaratë të tij. Është pak problem, sepse për momentin nuk ka asnjë sulmues në dispozicion, por shumë shpejt do të kthehet Lautaro dhe do të sjellim edhe dy sulmues të tjerë, njëri prej të cilëve do të jetë me eksperiencë dhe një tjetër i ri.

Është viti i parë me Conten dhe ndryshimet janë më të mëdha, por ju garantoj që sezonin e ardhshëm do të jemi shumë më të përgatitur për merkaton, pasi e dimë çfarë kërkon trajneri. Tani duhet të punojmë si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pasi kemi shumë futbollistë që janë profesionistë me vlera, por që nuk përshtaten me idenë e lojës që kërkon të aplikojë Conte”, tha Marotta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mund të aktivizojhen ndaj Juves!

Buzëqesh Conte/ Interit i bashkohen 2 përforcime!