MENU
klinika

Mund të aktivizojhen ndaj Juves!

Buzëqesh Conte/ Interit i bashkohen 2 përforcime!

21.07.2019 - 22:09

Humbja ndaj Manchester United nuk është e rëndë për Interin, sepse është thjesht një test miqësor, por shqetësuese është mungesa e lojtarëve të kërkuar.

Së fundmi edhe Perisic është nxjerrë jashtë planeve të Conte, sepse ai nuk e bën rolin e mesfushorit të majtë.

Gjithsesi në fund ka dy grimca shpresë për trajnerin italian.

Diego Godin dhe Matias Vecino janë bashkuar sot me skuadrën dhe do fillojnë menjëherë stërvitjen për të qenë sa më shpejt gati dhe për ta mund të ketë minuta në ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Juventusit, në Nanjing të Kinës.

Pavarsisht këtyre, Conte dëshiron me çdo kusht përforcime dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe drejtuesve duke u kërkuar me doemos afrime sidomos në repartin e sulmit ku aktualisht Interi po aktivizon sulmues të Primaveras.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ëndërr e vjetër rikthehet në listë!

United kërkon miliona për Lukakun/ Inter lëviz për planin B!