Nënkryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Elisa Spiropali, është shprehur në mbështetje të vettingut për politikanët por ajo nënvizon se mazhoranca mbështet një proces të plotë dhe jo sipas modelit Salianji.
“Ne thamë se do kishte ndonjë gjë të re, por sot, dëgjuam Salianjin se vet ata janë të paqartë për çfarë duan të bëjnë. PD-në e ka kapur frika nga Vettingu, nga SPAK-u dhe BKH dhe tani dalin me një propozim, që në fakt nuk bën asgjë tjetër veçse minon Reformën në Drejtësi, SPAK-un, BKH dhe Vettingun që ato do të bëjnë.
Ne prisnim nga PD-ja të dëgjonim se si do bënin Vettingun e politikanëve, por edhe të vëllezërve, motrave, kunetërve, fëmijëve, baxhanakërve të politikanëve. Por ata thonë: Jo. Ne presim që politikanët jo vetëm të shkëputen nga lidhjet me krimin, por edhe të kalojnë në sitë për të ardhurat dhe pasuritë, Luli thotë: Jo!
Ne duam që ata që nuk e kalojnë Vettingun të përballen me drejtësinë, Luli thotë: Jo.
Shqiptarët duan që Vettingun e politikës ta bëjë drejtësia e pavarur, Luli thotë: Jo.
Luli do që kontrollin t’ia bëj Salianji me Klevisin. Kjo nuk është drejtësia që duam. Ne duam Vetting dhe jemi të hapur për të biseduar, por një Vetting për të qenë. Ata thonë hajde votojmë diçka që vetë thonë se nuk është gati. E që për më tepër, propozimi i tyre është hap pas.
Propozimi i tyre është të marrësh Reformën në Drejtësi dhe ta grisësh. Luli mund të ketë frikë nga SPAK-u e BKH, por kjo nuk është arsye qe ne ti vëmë shkelmin Vettingut që njësoj siç po pastron drejtësinë nga të korruptuarit e të paaftët, do pastrojë edhe politikën.“-tha Spiropali.