Mbrëmjen e kaluar këngëtari i shumë hiteve, Alban Skënderaj ka qenë i ftuar special në një koncert që organizohet në Prishtinë.
Ndonëse Albani në koncertet e tij karakterizohet për një publik të zjarrtë që këndon së bashku me të, performanca në Prishtinë nuk ka qenë e tillë.
Teksa ishte duke performuar një nga këngët e tij, Albani është detyruar ta lërë atë në mes.
Kjo pasi disa të rinj kanë nisur të përleshen në mes të koncetrit dhe Albanit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.
Në videon e publikuar dëgjohet zëri i këngëtarit, i cili ju kërkon të ndalojnë.
Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 22:30 ka përfshirë të rinjtë e acaruar, të cilët nuk kanë ngurruar as të godasin njëri-tjetrin me tavolinat provizore.
Mësohet se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar 6 persona të përfshirë në ngjarje.