MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 2 gusht?

02.08.2019 - 07:54

Më 2 gusht 338 pes – një ushtri e Maqedonisë e kryesuar nga Philip II mundi forcat e bashkuara të Athinës dhe Tebës, në Chaeronea, Boeoti, duke siguruar mbizotërimin maqedon në More dhe Egje. Filip II lindur më 382 pes, ishte mbret i Maqedonisë nga viti 359 pes deri kur u vra më 336 pes. Filip ishte kalorës i mirë – emri i tij do të thotë “filo” admirues dhe “hipos” – hipur, mbi kalë). Ai ishte babai i Aleksandrit të Madh, megjithëse e shoqja e tij, Olimpia, e cila besonte në kulte e bestytni, thoshte se ishte mbarsur në ëndërr nga një gjarpër (perëndi krijuese sipas mitit Ilir). Filipi ishte trim e finok – atij i atribuohet edhe fraza e njohur “divide et impera” – “përça dhe sundo”. Kur ishte fëmijë, Filipi u mor peng në Tebë, qytet-shtet, në atë kohë fuqi ushtarake mbizotëruese në rajon. Në Tebë, Filipi mori edukim ushtarak dhe diplomatik, aftësi që i përdori më pas për të ri-fituar fronin maqedon. Gjatë periudhës si mbret, për hir të aleancave apo politikës dinake, Filipi pati 7 gra ose u martua 7 herë. Sipas historianit Athenaeus, gruaja e parë e Filipit ishte Audata, bija e mbretit ilir Bardhyll i Dardanisë. Historianë thonë se gratë ilire shquheshin si luftëtare dhe udhëheqëse në luftë, aftësi që Audata ia kaloi vajzës së saj, Cynane (Synanë), duke e stërvitur si kalorëse për luftë e gjueti. Edhe Cynane bëri të njëjtën gjë me vajzën e saj Euridice. Mes grave të tjera të mbretit Filip ishte edhe Olimpia, nëna e Aleksandrit të Madh. Olimpia ishte vajza e Neoptolemit (Ptolem, Pirro), mbret i Mollosëve të Epirit. Familja e saj i përkiste fisit Aeacidaes të Epirit, që thoshte se e kishte prejardhjen nga Neoptolemi, biri i Akilit legjendar. Sipas Plutarkut, emri i saj ishte fillimisht Polyksena; pastaj e ndryshoi në Myrtale kur ishte vajzë e re para martesës me Filipin; Olimpia ishte emri i tretë që ajo e mori kur i thanë se burri i saj, Filip, kishte dalë fitues në Lojrat Olimpike më 356, lajm që përkoi me lindjen e Aleksandrit. Emri i saj i fundit ishte Stratonicë, që shihet më tepër si epitet që iu dha pas fitores për çështje trashëgimie ndaj Euridices. Olimpia dhe Filipi, patën edhe një vajzë, Kleopatrën – kështu, nuk është rastësi që emrat mollosë Ptolem a Neoptolem e Kleopatra ndeshen brez pas brezi deri në fund të dinastisë së Ptolomeut në Egjipt.

216 pes – Lufta e Dytë Punike: Beteja e Cannaes – Ushtria Kartagjenase e udhëhequr nga Hannibali mposht një ushtri numerikisht superiore romake nën komandën e konsujve Lucius Aemilius Paullus dhe Gai Terentius Varro.

1343 – Olivier de Clisson gjendet fajtor për tradhti dhe i pritet koka në Paris. Si rezultat, gruaja e tij, Jeanne de Clisson, shiti gjithë pasurinë, bleu një flotë anijesh, dhe doli në det si pirate për të kërkuar hakmarrje kundër mbretit dhe fisnikëve francezë që i vranë burrin.

1790 – Shtetet e Bashkuara kryejnë regjistrimin e parë të popullsisë (census).

1798 – Luftrat e Francës së Revolucionit: Beteja e Nilit midis truapave të Napoleonit dhe ushtrisë britanike përfundon me fitoren e kësaj të fundit. Pas betejës, britanikët marrin në dorëzim edhe Gurin e Rozetës që francezët e kishin zbuluar. Guri ndodhet në muzeun britanik në Londër, pa gjasa t’i kthehet Francës ose Egjiptit, pavarësisht betejave ligjore mbi përkatësinë.

1903 – Rënia e Perandorisë Osmane: fillon kryengritja e udhëhequr nga Organizata Revolucionare e Maqedonasë së Brendshme kundër Turqisë Osmane, e njohur gjithashtu si Kryengritja e Ilindenit. Kryengritësit arritën të shpallnin edhe republikën e tyre të Krushevës, e cila u shtyp me dhunë nga osmanët brenda pak ditësh.

1934 – Adolf Hitler bëhet Fuhrer i Gjermanisë pas vdekjes së presidentit Paul von Hindenburg.

1939 – Albert Einstein dhe Leo Szilard i dërgojnë një letër presidentit Franklin D. Roosevelt, duke i kërkuar atij që të fillojë Projektin Manhattan për të zhvilluar armën bërthamore.

1980 – Një bombë shpërthen në stacionin hekurudhor në Bolonjë, Itali, duke vrarë 85 vetë dhe plagosur më shumë se 200 të tjerë.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale