Ajo është një vajzë shumë e ëmbël dhe menjëherë di që të marë afeksionin e publikut, me çiltërsinë karakterizuese të saj.
Vetëm tre ditë më parë, Ariana Grande solli projektin më të ri muzikor në bashkëpunim me Mikey Foster, një nga anëtarët e bandës “Social House”.
Kënga u titullua “Boyfriend” dhe në klip Ariana dhe këngëtari shfaqen në skena mjaft të afër me njëri-tjetrin.
Mirëpo, kujt do t’i shkonte në mendje se në fakt këngëtarja dhe Mikey janë çift në jetën reale.
Burime për revistën “People” e kanë konfirmuar këtë lajm, duke treguar se Ariana dhe Mikey janë në fillimet e marrëdhënies së tyre.
Çifti ende nuk e ka bërë publike marrëdhënien, mirëpo me siguri s’do t’i shpëtojnë gjatë syve të paparacëve.