Toni Morrison, gruaja e parë afrikano-amerikane që u vlerësua me “Nobel” në letërsi, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Familjarët janë shprehur se shkrimtarja ishte prekur prej pak kohe, nga një sëmundje.
“Nëna, gjyshja dhe tezja jonë, jashtëzakonisht e përkushtuar, ka ndërruar jetë natën e kaluar (5 gusht) e rrethuar nga familja dhe miqtë”- ishin fjalët e të afërmve të saj.
“Një shkrimtare që ka vlerësuar fjalën e shkruar, qoftë e saj, e studentëve apo e tjerëve, ajo ka lexuar me dëshirë dhe ka ndier shtëpinë më së shumti kur ka shkruar”, – është thënë në letër.
“Ndonëse vdekja e saj përfaqëson një humbje të madhe, jemi mirënjohës që ajo ka pasur një jetë të gjatë e të lumtur”.
Si autore e 11 romaneve, Morrison ka fituar çmimin “Nobel për Letërsi” më 1993, ndërkohë që veprën e parë e ka publikuar më 1970. Dikur, Morrison është shprehur: Ne vdesim. Kjo mund të jetë arsyeja e jetës. Mirëpo, krijojmë gjuhë. Kjo, mund të jetë matësja e jetës.