Qeveria e kryeministrit indian Narendra Modi ka vendosur ti heqë Kashmirit statusin e veçantë, i cili i jep një autonomi të konsiderueshme për territorin me shumicë myslimane.
Qeveria e Modi është e vetëdijshme që masa nuk do të pritet mirë në Kashmir dhe Pakistan.
Në ditët para njoftimit, ajo vendosi mijëra trupa të tjerë në territor. Pas njoftimit, ajo vendosi një shtetrrethim për banorët; turistët u evakuunr; vendosi politikanët vendas nën arrest shtëpiak; dhe ndërprerenë komunikimin.
Por aftësia e qeverisë Modi për të shuar rezistencën në Kashmir, e cila ka duruar dekada dhune, është e kufizuar.
India refuzon të angazhohet me Pakistanin derisa sulmet të ndalen. Partia Bharatiya Janata e Hindu-nacionaliste e Modi, kërcënon të shndërrojë vendin në një lloj Pakistani Hindu.
Shovinizmi fetar i qeverisë BJP, së bashku me trajtimin e tij të konfliktit në Kashmir, ka dëmtuar rëndë reputacionin e Indisë.
Siç paralajmëroi dikur Sekretarja e atëhershme e shtetit e SHBA Hillary Clinton në 2011, Pakistan nuk mund të mbajë gjarpërinjtë në oborrin e shtëpisë së tij dhe të presë që vetëm fqinjët të kafshohen.
Në vend që të vazhdojë me këtë politikë të rrezikshme, India duhet të pajtohet me Pakistanin për të shndërruar kufirin de fakto ndërkombëtar. Kjo do të lehtësonte lidhjet njerëzore, rritjen e integrimit të tregut dhe bashkëpunimin në një varg fushash, nga turizmi në menaxhimin e mjedisit.
Një hap i tillë do të mundësonte që të dy vendet të investojnë më shumë në sigurinë shoqërore, mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.
India ka njërën këmbë në shkallët drejt përparësisë globale. Por për sa kohë që këmba tjetër e saj është e mbërthyer në konfliktin me Pakistanin, nuk do të jetë në gjendje të ngjitet shumë lart.
Ramesh Thakur, një ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, është Profesor në Shkollën e Politikës Publike në Crawford, Universiteti Kombëtar Australian. Ai është autori i librit Kombet e Bashkuara, Paqja dhe Siguria: Nga Siguria Kolektive deri tek Përgjegjësia për Mbrojtjen.