Protestuesit e Pekinit dhe Hong Kongut mund të bien dakord që edhe pse trazirat janë tani në javën e nëntë: trazirat po rriten dhe dhuna po intensifikohet.
Rajoni po përballet me krizën e tij më serioze për dekada të tëra. Ndërkohë Pekini lëshon kërcënime të fshehura, të tilla si stërvitja masive e 12,000 policëve të rebelimeve në Shenzhen, që duket se thonë: “Ata që luajnë me zjarr do të digjen”.
13 nga 18 rrethet e qytetit kanë patur protesta. Më i riu nga të arrestuarit është 13 vjeç, më i moshuari 76.
Të hënën, greva e parë e përgjithshme e Hong-Kongut në gjysmë shekulli, ndaloi linjat e metrosë dhe anuloi qindra fluturime.
Një numër i vogël por në rritje në këtë lëvizje pa lider janë kthyer me force kundër policisë. Të tjerë janë të trembur nga këto taktika dhe kanë frikë nga reagimi. Një drejtues i sindikatës studentore është arrestuar për posedim të “armëve fyese” dhe të tjerë janë akuzuar për rebelime, me dënim me burg deri në 10 vjet.
Protestuesit ndjejnë më shumë dëshpërim sesa shpresë. Disa madje thonë se po ‘luftojnë’ tani sepse mund të arrestohen më vonë: ata e shohin situatën ‘tani ose kurrë’.
Një vendosje e Ushtrisë Liblirimtare të Popullit mbetet zgjidhja e fundit për Pekinin. Zyrtarët në Hong-Kong dhe Pekin me siguri shpresojnë që rikthimi i shkollave dhe universiteteve në shtator, si dhe rraskapitja e plotë e aktivizmit pa ndalesë, do t’i japin fund lëvizjes para se partia komuniste të festojë 70-vjetorin e marrjes së pushtetit në Kinë më 1 tetor.
Por ata gjithashtu duket se mbështeten tek policia më e ashpër dhe trajtim më ndëshkuese të protestuesve përmes sistemit të drejtësisë.
Gjithçka deri më sot tregon që kjo do t’i hedhë benzinë zjarrit. Dhe sa shumë mund të durojë Hong-Kong-u?