Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier.
Një i ri 23-vjeçar është gjetur i vdekur buzë rrugës.
Policia e Fierit njofton se trupi i pajetë është gjetur i vdekur në orën 07:00 në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.
“Shtetasi F.S, 23 vjeç dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti”- njofton policia.
Policia gjithashtu ka konstatuar edhe një makinë tip “Reno” të braktisur në këtë zonë, ndërsa nga dyshimet e para thuhet se viktima është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është ekzekutuar.
Viktima është identifikuar si Florian Selimi, i cili rezulton person me precedent penal për vjedhje.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shënja jete shtetasi F.S, 23 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.
Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.