Ministrja e Infratrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka dalë sot në një konferencë shtypi në lidhje me aksionin që ka nisur në vend kundër informalitetit tek karburantet.
Në fjalën e saj para mediave, Balluku theksoi se qeveria i ka shpallur luftë informalitetit për të garantuar cilësinë e karburanteve.
“Qeveria ka nisur fushate kunder informalitetit. Kemi shpallur lufte frontale kunder informalitetit. Shqetësuese ngelet mungesa e kapaciteteve monitoruese. Në muajt në vazhdim, inspektorati do të pësojë një rikonstruktim të ri, dhe ngritje të kapaciteteve. Brenda muajt tetor ne do të ngremë laboratorin e ri të hidrokarbureve, duke ulur kostos, si të njësisë së inspektoratit, por edhe subjekteve”, tha Balluku.
Mes të tjerash ministrja tha se masat ndaj subjekteve abuzuese do të jenë të ashpra.
“Nuk do të lejojmë informalitetin. Informaliteti i kap të gjitha shtresat e atyre që merren me informalitet. Informalitetn e kemi dhe tek subjektet e mëdha, përpunuese dhe tregtuese. Nuk bëjmë dallime mes subjekteve. Por nuk jemi këtu të japim fletërrufe. Masat do të jenë shumë të forta. Insistoj dhe dua ta them një nga kriteret kryesore ndaj informalitetit. Kriteri është se nuk do të bëjë dallim apo diferencë për asnjë nga emrat apo subjekte. Ajo çka kemi ne interes është që të ofrojmë siguri. Subjektet duhet të reformohen”, pohoi ministrja.